Petrovci përfitoi plotë 13 mijë euro nga qeveria Kurti pak para se t'u 'mëshonte' krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Petrovci përfitoi plotë 13 mijë euro nga qeveria Kurti pak para se t'u 'mëshonte' krerëve të UÇK-së

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Aktori Enver Petrovci tronditi opinionin publik me gjuhën e tij kontroverse gjatë një interviste në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin” në RTK, duke ofenduar rëndë ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Teksa ka folur me terma superlativë për kryeministrin Albin Kurti, Petrovci me një gjuhë përçmuese tha se “këta të tjerët lufta i ka bërë”, duke shtuar se pa luftë do të ishin “do mësuesa, do badigarda”.

Lavdërimet e Petrovcit për kreun e qeverisë së Kosovës rezultojnë të jenë me interes personal pasi që aktori ka marrë 13 mijë euro nga Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shfaqjen “Pasaporta”, raporton Demokracia.com.

Lajme të ngjashme