Petkoviqi u tall me fjalët e Vjosa Osmanit, shefi i stafit të saj shpërthen: "Mos leh!" - NACIONALE

Petkoviqi u tall me fjalët e Vjosa Osmanit, shefi i stafit të saj shpërthen: "Mos leh!"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, vazhdon të replikojë në Twitter me zyrtarë serbë duke eskaluar edhe në gjuhë.

Në postimin e fundit, ai i ka thënë drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën dhe Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, “mos leh” në gjuhën angleze.

Petkoviqi paraprakisht ishte tallur me presidenten Osmani dhe deklarimin e saj se Serbia po shkelte marrëveshjet e Brukselit.

“Kur Vjosa Osmani përmend shkeljet e Marrëveshjeve të Brukselit, ajo ndoshta i referohet Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë...”kishte shkruar z. Petkoviq në postimin e tij.

Vela në anën tjetër, pretendoi që Serbia jo më larg se dje kishte shkelur nenin 4 të marrëveshjes së Brukselit që i kërkon asaj të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Ai po ashtu i numëroi shkeljet që pretendon se i ka bërë Serbia të marrëveshjeve, por nuk pati ndonjë përgjigje në lidhje me Asociacionin.

Postimet:

Lajme të ngjashme