Petkoviq pretendon se vetura me armë në Zveçan “u montua”, thirret në një raport të BIA-s - NACIONALE

Petkoviq pretendon se vetura me armë në Zveçan “u montua”, thirret në një raport të BIA-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në lidhje me veturën e ndaluar dje nga njësitet speciale policore kosovare në Zveçan (me targa të Beogradit) ku kishte sasi të mëdha armatimi vdekjeprurës, ka dalur në një konferencë për media i ashtuquajturi drejtor i Zyrës së vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ku pretendon se e tëra kjo ngarje “është e montuar”. Petkoviq thotë se ato armë të zëna “janë dërguar me shkas” nga vetë autoritetet kosovare, duke cituar një raport të BIA-s serbe të cilin thotë se ia kanë dërguar edhe "disa strukturave të inteligjencës" ndërkombëtare. Ai propagandon se këto armë “janë dërguar nga ROSU në Zveçan” prej Kamenice dhe Gjilani.

Ne në kohë, shumë kohë para këtij aksioni të mbrëmshëm në Zveçan, informuam disa nga strukturat më të mëdha të inteligjencës dhe forcave më të mëdha në botë. Është dëshmni që tregon qartë çfarë kemi mësuar. Është plani i Kurtit dhe Prishtinës të montonte armë që kanë mbledhur nga njerëz që i kanë pasur pa leje që kjo të ishte arsye për arrestime dhe kriza të reja”, pretendomn ai.

Petkoviq e çon më tej pretendimin duke thënë se këto armë gjoja janë mbledhur dhbe dërguar nga stacioni policor në Kamenicë, Gjilan dhe janë dërguar në kampin e Belvederes.

Arsyeja e montimit të këtyre armeve është për t’i përdorur për sulme dhe arrestime ndaj serbëve. Ju e shihni që kjo nuk ka fund. Kurti bëri tri lëvizje që shkatërruan dialogun veç një ditë pasi u kthye nga Brukseli. Dhe kjo është arrestimi i Nenad Orloviq. U arrestua pa urdhër gjykate dhe kjo u konfirmua nga Josep Borrell. Informacioni doli në media që arrestimi i Orlloviqizt erdhi si rezultat i një telefonate nga Sveçla, i cili ka listë të fshehtë në gjepin e tij, dhe vetëm më pastaj thërret Zyrën e Prokurorit. Pra, po arrestojnë pa flet arrest”, ka pretenduar ai, siç e cituan mediat serbe.

Thonë se një Audi i gjet 100 metra nga ndërtesa në Zveçan...kjo veturë nuk ka kaluar në pikëkalime kufitare. Kur flasin për rrugë alternative ato janë mbyllur nga Policia e Kosovës 7-8 muaj më parë. Asgjë nuk mund të kalojë aty, e lëre me veturë. Gënjeshtra e dytë e Kurtit. E treta, shiheni veturën, shihni targa të shtrembëruara, sikur dikush thjesht i ka vënë ashtu. Pastaj targa BG 955jw. Ato janë të hequra nga përdorimi. I pamë këto targa, kishin skatuar më 07/29/2020. Si paska mundur të futet në Kosovë?”, ka thënë ai.

Petkoviq tha se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke zhvilluar bisedime me Ushtrinë Serbe, dhe se brenda 24 orëve do të dalë me "informacione dhe të dhëna të reja" dhe se "në periudhën e ardhshme, do të marrim vendime të rëndësishme".

Çfarë ka thënë Sveçla?

Vetura e cila u zu dje në Zveçan nga njësitet speciale policore kosovare – ku u gjet sasi e madhe armatimesh – është pronë e Shoqërisë Aksione “Hekurudhat e Serbisë”, ka thënë Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një intervistë dhënë për televizionin publik mbrëmë. Duke thënë se Policia e Kosovës me këtë kapje “parandaloi sulm terrorist” ministri gjithashtu pretendon se këto armë të kapura jan “vetëm një pjesë” dhe se “shumë shpejt do të kapet edhe pjesa tjetër”.

“I tëri ky armatim ka ardhur nga Serbia. Tashmë Policia e Kosovës ka edhe informatat e para rreth personave të cilët kanë qenë të përfshirë në sjelljen e tyre por edhe potencialisht në realizimin e akteve terroriste; këto armë janë jashtëzakonisht të rrezikshme qoftë për personelin policor por edhe për të gjithë qytetarët”.

Mjete eksplosive, Zolla, Osa, armë automatike, shok-bomba e të tjera, që u zunë dje në një aksion policor në Zveçan, sipas Sveçlës, shpërfaqë veçse “dëshminë e rradhës” që Serbia “përmes grupeve dhe organizimeve të tilla” të destabilizojë Kosovën.

Kjo është vetëm një pjesë e armatimit që ka hyrë nga Serbia kohët e fundit. Unë duke parë punën e policisë nga afër, jam i bindur se Policia e Kosovës shumë shpejt jo vetëm që do të zbulojë pjesën tjetër por edhe do të arrestojë ata që janë të përfshirë në sjelljen e këtij armatimi dhe përdorimin e tyre”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme