Petkoviq pas bisedimeve në Bruksel: S’ka marrëveshje për dinarin, javën tjetër takimi i ri - NACIONALE

Petkoviq pas bisedimeve në Bruksel: S’ka marrëveshje për dinarin, javën tjetër takimi i ri

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryenegociatori i Serbisë për bisedime me Kosovën, Petar Petkoviq, është deklaruar pas përfundimit të takimeve me në Bruksel për çështjen e dinarit.

Ai ka thënë se takimi i sotëm ka përfunduar pa marrëveshje

Ne dolëm me një propozim konstruktiv, ai propozim u vlerësua nga Brukseli, gjegjësisht (përfaqësuesi i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, si bazë solide për vazhdimin e bisedimeve, me të cilin edhe një herë treguam se jemi palë që kujdeset për një zgjidhje praktike.” – ka thënë ai, raporton N1.

Më tej, ai ka thënë se Kosova nuk po dëshiron që të gjej një zgjidhje për këtë çështje dhe sipas tij, delegacioni kosovarë nuk ka komentuar propozimet e BE-së.

Kjo tregon se nuk kanë dëshirë të gjejnë zgjidhje për dinarin dhe transaksionet e pagesave në territorin e Kosovës.” – ka shtuar ai.

Javën e ardhshme kemi një raund të ri dhe sërish do të tregojmë të gjithë konstruktivitetin tonë, ndaj le të shohë bashkësia ndërkombëtare se kush është fajtor dhe kush i ka shkelur të drejtat elementare të serbëve në Kosovë. Prishtina dhe Albin Kurti nuk duan zgjidhje dhe marrëveshje.” – ka thënë ai

Lajme të ngjashme