Peruja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të protestave antiqeveritare - NACIONALE

Peruja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të protestave antiqeveritare

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Peru ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme edhe për një muaj në kryeqytetin Lima dhe dy rajone në jug të vendit, ku protestat antiqeveritare kanë nxitur dhunën më të keqe të vendit në 20 vjetët e fundit.

Peruja njoftoi fillimisht një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare njëmujore në mes të dhjetorit, menjëherë pasi shpërthyen protestat për rrëzimin e ish-presidentit të majtë Pedro Castillo, i cili u përpoq të shpërndante Kongresin dhe të sundonte me dekret.

Më shumë se 40 persona kanë humbur jetën në përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë që nga fillimi i dhjetorit.

Masat e zgjeruara të urgjencës të nënshkruara nga presidentja Dina Boluarte të shtunën vonë, të cilat i japin policisë kompetenca të veçanta dhe kufizojnë liritë, përfshirë të drejtën për t'u mbledhur, zbatohen për Limën dhe rajonet jugore të Puno dhe Cusco. Në Pune u vendos një shtetrrethimi dhjetëditor.

Një sondazh i Ipsos Peru i publikuar të dielën tregoi se 71 përqind e peruanëve nuk e miratojnë qeverinë e Dina Boluarte, nga 68 përqind në dhjetor.

Protestuesit kërkojnë që Boluarte të largohet dhe të lirohet Castillo, i arrestuar për “rebelim”. /Nacionale/

Lajme të ngjashme