Përplasja e 'Guxo' në Pejë e Ferizaj me Gërvallen bëhet publike, kjo u thotë: Po shprehni mllef se s’u përfshit në lista - NACIONALE

Përplasja e 'Guxo' në Pejë e Ferizaj me Gërvallen bëhet publike, kjo u thotë: Po shprehni mllef se s’u përfshit në lista

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy degë të partisë “Guxo”, njëra në Ferizaj e tjetra në Pejë, njoftuan se nuk i përkrahin Donika Gërvallen e Faton Peci në zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit 2025. Kjo e para, u ka reaguar ashpër bashkëpartiakëve të saj nga këto degë, duke thënë se po shprehin mllef, pasi nuk u përfshin në lista.

Fillimisht, gjatë fundjavës, partia “Guxo” dega në Ferizaj njoftoi tërheqjen e krejtësishme nga gara zgjedhore e 9 shkurtit duke hedhur akuza të mëdha ndaj dy bashkëkryetarëve, Donika Gërvalla dhe Faton Peci – përkatësisht sepse këta dy të fundit, sipas tyre, kanë ndjekur “interesa puro personale dhe kanë anashkaluar interesat e partisë”.

Kështu, kjo parti njoftoi se do ta shuajë tërësisht aktivitetin e saj politik.

- Në mbledhjen e mbajtur më 09.12.2024 të Kryesisë së Partisë GUXO - Dega Ferizaj, u diskutua cështja e zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit 2025 dhe përfaqësimi ynë në garë me kandidatë të mundshëm për deputetë, duke pasur parasyshë që jemi ndër degët më të organizuara të Partisë GUXO në nivel nacional, e cila degë në nivel qëndror përfaqësohet me 2 deputetë dhe me dy asambleiste në Kuvendin Komunal - Ferizaj, duke shpërfaqur potencial votash të cilën nuk e ka pasur asnjë degë e Partisë GUXO në nivel shteti.

- Pas diskutimeve të shumta në frymën e demokracisë së mirëfilltë dhe respektimit të mendimeve të ndryshme, me shumicë votash në kryesi, u mor vendim që Dega e Partisë GUXO - Ferizaj, të tërhiqet plotësisht dhe të pushojë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025, duke qenë të vendosur që të qëndrojmë brenda kauzës së saj politike dhe identitetit politik”.

Një veprim të ngjajshëm, e ndërmoi edhe “Guxo” në Pejë, atje ku Gërvalla është edhe kryetare e degës.

Kjo degë, që ka deklaruar se janë pararendës të “Listës Vjosa”, nuk do ta përkrahin listën “Donika – Faton”.

“Andaj ne si pararendës të “Listës Vjosa” bashkëthemelues të Partisë GUXO vendosim të mos marrim pjesë aktivisht në këto zgjedhje nacionale, duke qëndruar në GUXO dhe të mos e përkrahim listën “Donika – Faton”…”

Nervozohet Gërvalla

Nuk kaloi shumë, dhe reagoi Gërvalla. Kjo përpos bashkëpartiakëve të saj nga këto degë, sulmoi edhe mediat që po raportojnë mbi këto zhvillime.

Gërvalla fillimisht ka akuzuar mediat se po “ngazëllohen” nga këto zhvillime, duke thënë se me këtë, “po sulmojnë” partinë Guxo.

Sipas saj, personat në fjalë nga strukturat e partisë së saj, janë “aktivizuar e zgjuar” dhe po shprehin mllefin duke thënë se “partia po shuhet, pasi nuk janë në lista zgjedhore”.

“Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë persona, të cilët kur nuk përfshihen, për arsye të ndryshme, në listën e kandidatëve për deputetë, tek atëherë aktivizohen e zgjohen. Mllefin, jo rrallë, e shprehin duke personalizuar e privatizuar strukturat partiake dhe duke pretenduar se partia po shuhet pse ata nuk janë në lista zgjedhore.

Partia Guxo dhe e gjithë struktura e saj, dhe këtë e them me përgjegjësinë jo vetëm të bashkëkryetares së Partisë Guxo, por edhe si kryetare e Degës së Partisë Guxo në Pejë, sot është më e fortë, më e konsoliduar e më unike se kurrë.” – ka shkruar tutje ajo.

Lajme të ngjashme