“Përpjekjet për të sjellë rastet në gjykatë ishin pothuajse të pamundura”, prokurori famëkeq flet për herë të parë për procesin në Hagë - NACIONALE

“Përpjekjet për të sjellë rastet në gjykatë ishin pothuajse të pamundura”, prokurori famëkeq flet për herë të parë për procesin në Hagë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, ka folur për herë të parë për ngritjen e aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka treguar se ky rast i ka marrë shumë kohë.

Gjatë një interviste, ai ka bërë me dije përpjekjet për të sjellë rastet në gjykatë ishin pothuajse të pamundura.

“Rasti i fundit që e kisha në Dhomat e specializuara të Kosovës. Këto raste të krimeve të luftës në Kosovë, përpjekjet për të sjellë rastet në gjykatë ishin pothuajse të pamundura për shkak të kërcënimeve ndaj dëshmitarëve. Një nga këto raste është duke vazhduar, këto raste ishin në live-stream, por identiteti i disa dëshmitarëve ishte plotësisht “i bllokuar”. Unë e dua transparencën, nuk më pëlqen kjo, por nuk mund të vë jetët e dëshmitarëve në rrezik”, ka thënë Smith.

Lajme të ngjashme