Përpjekja e VV-së për të ndryshuar Kartën e Bordit të Paqes në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare - NACIONALE

Përpjekja e VV-së për të ndryshuar Kartën e Bordit të Paqes në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare

2 muaj më parë

nga Muhamet Koci

Përpjeka e VV-së për të amendamentuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtën ndërkombëtare.

Kjo pasi Kuvendi i Kosovës dhe asnjë parlament tjetër në botë nuk e ka të drejtë që gjatë procedurës së ratifikimit të një marrëveshje ndërkombëtare të amendamentojë një dokument të tillë.

Kushtetuta e Kosovës në nenin 18 tregon se si bëhet amendamentimi apo tërheqja nga një marrëveshje ndërkombëtare.

Amendamentimi ose tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare do të kenë të njëjtën procedurë të vendim marrjes sikur ajo e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare”, thuhet në piken 4 të nenit 18.

Përpjekja e VV-së është në kundërshtim edhe me Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve të vitit 1969.

Neni 40 i kësaj konvente flet për ndryshimi i traktateve shumëpalëshe.

Aty tregohet se si bëhet ndryshimi i traktateve.

1.Përveç nëse traktati parashikon ndryshe, ndryshimi i traktateve shumëpalëshe rregullohet nga paragrafët në vijim. 2. Çdo propozim për të ndryshuar një traktat shumëpalësh, si ndërmjet të gjitha palëve, duhet t’u njoftohet të gjitha shteteve kontraktuese, secili prej të cilëve ka të drejtë të marrë pjesë në: (a) marrjen e vendimit për veprimet që do të ndërmerren lidhur me propozimin; (b) negociimin dhe lidhjen e çdo marrëveshjeje për ndryshimin e traktatit”, thuhet në nenin 40 të Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve.

Edhe njohësit e të drejtës ndërkombëtare kanë bërë me dije se një gjë e tillë është e pamundur.

Në profesor i kësaj fushe i ka thënë gazetës Nacionale se përpjekja e VV-së është e turpshme.

Nuk mundet parlamenti i asnjë vendi t’i ndryshojë marrëveshjet ndërkombëtare. Ato ndryshohen sipas së njëjtës procedurë me të cilën janë lidhur. Këtë e thotë edhe Kushtetuta jonë, në nenin 18, pika 4 dhe kështu e parashohin pothuajse të gjitha kushtetutat serioze. Nëse nuk pajtohesh me diçka, nuk e ratifikon. Kaq! Kjo është turp i madh”, ka thënë ai. Pas vërejtjeve të deputetëve të Vetëvendosjes, Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme nuk e ka miratuar Projektligjin për marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Çka po kërkon n VV-ja?

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes këtë javë nuk ka kaluar në Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ë Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi deputetët e VV-së i dhanë shumë vërejtje ujdisë së Vjosa Osmanit me Donald Trumpin.

Kryetarja e Komisionit, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka vlerësuar grupi parlamentar i VV-së e mbështet në parim marrëveshjen e nënshkruar nga ish-presidentja e Kosovës, por ka vërejtje në nenin 2 të projektligjit.

Neve na duhet ta dimë cilën qeverisje po e rivendosim aty. Nëse e keni para vetës projektligjin mund ta shihni dhe për cilat konflikte në botë po flasim sepse aktualisht ka shumë konflikte në botë”, ka thënë ajo Kryeziu-Hyseni.

Ajo ka bërë me dije se duhet të ndryshohet pika dy e këtij projektligji.

Objektivi kryesor i Bordit të Paqes si një organizatë ndërkombëtare është promovimi i stabilitetit, rivendosja e një qeverisjeje të besueshme e të ligjshme, si dhe garantimi i paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti”, shkruan në nenin 2, pika 2 e projektligjit për anëtarësim në Bordin e Paqes.

Më pas, ajo propozoi që të formohet një grup punues me anëtarë nga të gjitha partitë, me qëllim që të ndryshohet neni kontestues dhe projektligji të kaloj në kuvend.

Në fund të debatit, propozimi VV-së u miratuar në komision me 7 vota pro.

Pro këtij propozimi ka votuar edhe Lutfi Hazirit të LDK-së dhe Elmi Reçicës së PDK-së.

Më 22 janar, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes.

Nënshkrimi është bërë gjatë një ceremonia të mbajtur në Davos, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Në këtë ceremoni, në prani të presidentit të ShBA-së, Donalt Trump, këtë marrëveshje e kanë nënshkruar edhe liderët e vendeve tjera pjesëmarrëse në Bordin e Paqes.

Lajme të ngjashme