Përparim Rama shpall fitoren në Prishtinë: Sot fitoi demokracia mbi kultin e individit, ju falënderoj përulësisht - NACIONALE

Përparim Rama shpall fitoren në Prishtinë: Sot fitoi demokracia mbi kultin e individit, ju falënderoj përulësisht

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Përparim Rama i LDK-së ka shpallur fitoren në Prishtinë.

Rama tha se “sot fitoi demokracia mbi kultin e individit” referuar Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe rivalit të tij, Hajrulla Çekut.

“Sot fitoi qytetari që kërkon bashkëpunim, e jo bllokim. Fitoi demokracia mbi kultin e individit. Fitoi civilizimi politik. Kjo është fitorja më e madhe. Me përulësi ju falënderoj për besimin e dhënë. Ju më nderoni, por edhe përgejgjësia e dyfishtë. Përshëndes Çekun, dhe e ftoj të reflektojë me frymë qytetarie. Qytetarët nuk meritojnë pengesa por punë të përbashkët”, tha ai.

Lajme të ngjashme