"Thatë" në Bruksel, palët nuk nënshkruajnë asgjë
Ka përfunduar takimi në Bruksel. Kështu ka raportuar EBS.
Gjithashtu, ky i fundit ka thënë se për pak çaste do të fillojë konferenca për media.
Në anën tjetër, siç shkruan Koha, duke u thirrur në burimet e veta, ka thënë se palët nuk kanë arritur marrëveshje.
Takimi tjetër thuhet të mbahet në muajin mars, gjegjësisht me datën 18.
Gjithsesi, mbetet të shihet se çka do të thotë shefi i diplomacisë evropiane në paraqitjen para gazetarëve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në një paraqitje para gazetarëve, ai tha se Kurti refuzoi të flasë për Asociacionin.
"Do të takohemi prapë me datën 18. Ka qenë një takim i vështirë. Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin.", tha ndër tjerash Vuçiq.
Ka qenë njohësi i politikave të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, ka komentuar takimin Kurti-Vuçiq që tashmë ka përfunduar.
Përmes një postimi në Twitter, Meir ka thënë se fakti që Blinken e ka “injoruar” Kurti në Mynih, është mesazh se ShBA-të dëshirojnë që marrëveshja të nënshkruhet sot.
“Fakti që Blinken ‘injoroi’ kryeministrin e Kosovës në Mynih është një mesazh i qartë për Kurtin se administrata amerikane dëshiron që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet më 27 shkurt në Bruksel.” – ka shkruar ai.
Deklarimi i palëve
Pas këtij takimi, presidenti i Serbisë është deklaruar i pari, duke thënë para gazetarëve se Kurti refuzoi të flasë për Asociacionin.
"Do të takohemi prapë me datën 18. Ka qenë një takim i vështirë. Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin.", tha ndër tjerash Vuçiq.
Ka qenë interesant fakti se Vuçiq shtoi që është e rëndësishme se çfarë do të thotë Bashkimi Evropian.
"Deri tani po flasim për gjërat dhe situatën. Mendoj se është e rëndësishme dhe ajo që do të bëjë është njoftimi i Bashkimit Evropian. Nëse është kështu, është deklaratë e tyre. Sigurisht që do të flitet për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme. Unë insistova në Bashkësinë e Komunave Serbe, kurse ai nuk ishte i gatshëm".
Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se se nuk ka nënshkruar asgjë, sepse Serbia nuk ishte e gatshme ta bënte një gjë të tillë.
Veç kësaj, ai konfirmoi se pranoi planin evropian, duke thënë se ai është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.
"Unë nuk nënshkrova, sepse Serbia nuk ishte e gatshme të nënshkruante", tha ndër tjerash.
Gjithashtu, shefi i ekzekutivit foli edhe për rrjedhën e takimit, duke thënë se ishte pozitiv.
"Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara. Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak.", - tha Kurti.
Ç'tha Borrell?
Shefi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka deklaruar sonte gjatë konferencës për media se në takimin që pati kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka pasur pajtueshmëri për marrëveshjen e planit evropian.
Ai ka thënë se dy liderët e Kosovës dhe Serbisë treguar gatishmëri për të gjetur zgjidhje.
Spanjolli veç tjerash "kam kënaqësinë të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë"
Ai e ka konsideruar takimin një zhvillim të madh bazuar në faktin se nga verën e kaluar ata ishin përfshirë vetëm në menaxhimin e krizave.
Shefi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka deklaruar sonte gjatë konferencës për media se në takimin që pati kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka pasur pajtueshmëri për marrëveshjen e planit evropian.
Ai ka thënë se dy liderët e Kosovës dhe Serbisë treguar gatishmëri për të gjetur zgjidhje.
Borrel bër të ditur se "Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë"

