Për sa kohë e udhëhoqi Policinë e Kosovës Samedin Mehmeti? - NACIONALE

Për sa kohë e udhëhoqi Policinë e Kosovës Samedin Mehmeti?

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Samedin Mehmeti nuk është më drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo pasi, ai sot ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Arsye ka dhënë rastin e fundit që ndodhi me 11-vjeçaren.

Fehmi Hoti ndërkaq, do ta ushtrojë detyrën e drejtorit.

Por, sa kohë qëndroi në këtë pozitë Samedin Mehmeti?

Tashmë ish-drejtori i Policisë së Kosovës u emërua në këtë pozitë me vendim të ish-kryeministrit Avdullah Hoti.

Ai ka udhëhequr këtë institucion që nga 13 Janari i vitit 2021.

Kjo nënkupton se mandati i tij zgjati 19 muaj e gjysmë.

Kujtojmë se ai ishte shquar për dëgjueshmëri të theksuar ndaj ministrit Sveçla, duke mos i dalë asnjëherë kundër në publik.

Po ashtu përgjatë kësaj periudhe ai nuk raportohet të ketë pasur as ndonjë konflikt jashtë syve të publikut me ministrin.

Mehmeti kishte qenë në detyrë, nënkuptohet nga sa u tha më lart, mbi 80% të kohës gjatë Qeverisë Kurti II edhe pse ishte emëruar nga Qeveria Hoti.

Lajme të ngjashme