Për 10 muaj, 38 mijë aplikime për vizë nga kosovarët në ambasadën zvicerane - NACIONALE

Për 10 muaj, 38 mijë aplikime për vizë nga kosovarët në ambasadën zvicerane

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Rreth 38 mijë aplikime janë regjistruar në dhjetë muajt e parë të vitit që lamë pas në ambasadën zvicerane.

Kështu u tha në përgjigjen e ambasadës respektive dhënë portalit lajmi.net.

Nga këto aplikime sa ishin nga kosovarët, përgjigje pozitive morën rreth 34 mijë sosh.

Saktësisht, deri më 31 tetor 2022, nga Ambasada e Zvicrës janë lëshuar 33 mijë e 804 viza.

Veç kësaj, bëhet e ditur se në kuadër të aplikimeve për vizë ishin gjithsej 36 mijë e 484 viza afatshkurte, apo viza të njohura si “Shengen”, pra ato që shfrytëzohen deri në 90 ditë në gjysmë viti.

Lajme të ngjashme