Peci pesë orë në prokurori, çarten profilet me 'gra të rreme' të VV-së
- Feimja më e serta ndër to.
Me Faton Pecin për pesë orë brenda prokurorisë si i dyshuar për skandal korruptiv për çështje të Fabrikës së Mbetjeve Shtazore – maçineria e madhe e rrjeteve sociale e Vetëvendosjes në formë ‘grash të rreme’ ka dalë sërish në dritë të diellit.
Kësihovi me shënjestër të qartë sulmesh ndaj gazetarëve dhe lajmit që mbizotëroi ditën e sotme: se Pecit i është mbushur me bollëk kupa e të qënit i dyshuar për korrupsion në një kontratë për funksionaizimin e Fabrikës për Mbetjet Shtazore që e ka nënshkruar me duar të veta: dhe që peshon deri në 60 milionë euro në totalitet.
Emrat nuk janë më ato të fushatës si “Sara” e “Marigona” por janë poaq agresive: ndërsa “Feimja” më e serta ndër to. Por, edhe agresiv edhe metodik në ndërrim emrash: shembull: Njëherë komenton si Vasila Lika, pastaj ndërron emrin në Lika Alba. Krejt kjo për të shmangur gjurmët e identifikimit.
T’i rishikojmë.
Saranda Gashi (profil i rremë, me foto të huaj): “20 vjer nuk keni guxu me ju afru partive tjera hibrida”, shkruan ajo në profil të kryeredaktorit të “Kallxo.com”, Kreshnik Gashit.

Feime Bullaku (nga tash e tutje: Feimja, e serta): “Po shpalosen pronto argatet, nder ta edhe Kreshni Gashi”.

Lika Arta (profil i rremë, me emër të ndërruar brenda ditës, dhe i krijuar më 23 prill, para një muaji): “Jam ka befason me ty Kreshnik phaaaa. Ne qeveritë e kaluara zoni s’tu ka ni”, shkruan ajo, pasi ndërroi emrin.
Por, qe komenti në emrin e vjetër.

Për profilet e grave të rreme të Vetëvendosjes, Nacionale kishte shkruar ekstenzivisht gjatë fushatës zgjedhore.
Lexo: