Epike: Mobilizohen “gratë e rreme” të VV-së për ta kthyer “Sara Blakqorin”, komplikohet gjendja edhe më shumë - NACIONALE

Epike: Mobilizohen “gratë e rreme” të VV-së për ta kthyer “Sara Blakqorin”, komplikohet gjendja edhe më shumë

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

Ky tekst nuk është skriptë komedie, në redaksinë e gazetës Nacionale nuk ka dramaturg për të ndërtuar humor aq të rafinuar.

Është një ngjarje e vërtetë që po ngjan me “gratë e rreme” që përkrahin Vetëvendosjen në propagandë me orar të plotë në rrjete sociale.

Fjala është për të ashtuquajturën “Sara Blakqori” (që i kishte mbetur username-i, pavëmendshëm, Sabri Gashi).

Kjo ‘grua’ e rreme po bënte namin me propagandë në Facebook, për çka edhe kompania “Meta” ia mbylli llogarinë sepse shkonte kundër Standardeve të Komunitetit.

“Sara Blakqori” u rikthye tash nga zero – pa asnjë ndjekës: me emrin “Sara Fehmi Blakqori” (tash me username: Endi Blakqori).

“Jam kthyer me një acant të ri”, shkroi ‘ajo’.

Krejt profilet simotra të rreme iu vunë në ndihmë për t’ia kthyer ndjekësit duke e shpërndarë në pafund grupe mbështetëse të Lëvizjes Vetëvendosje.

Situata ngritet në përmasa humori-absurd kur simotra e saj e rreme “Selvije Berisha” shpërndan profilin e saj konstant e gjithkund që ajo të rikthejë ndjekësit.

Por...por...aty komplikohet gjendja...dhe nis peripecia.

Një person real njofton se tash i ka dalë një “Sarë” e re: “Tash po më dalin dy, cila është?”.

“Selvija” e rreme e njofton personin, se kjo “Sarë” e re e rreme është “Sarë” e rreme e “Sarës” së rreme.

“Fake kjo”, ia kthen “Selvija” komentuesit.

Simotra e saj tjetër “Jona Qitaku” (që ka datën e hapjes së Facebook identike me “Sarën”) u angazhua me-mish-e-me-shpirt për ta rikthyer në skenë.

“Nuk dorzohem kurr rrnoft qeveria kurti rrnoft VV🫶 Sara Blakqorii Ju ltem ta perkrahim Sara Fehmi Blakqori ky është Aaccanti i ri i Sares”.

Sara e pushton krejt rrjetin, e poston “Sarën” me kërkesën për ta ndjekur në pafund grupe mbështetëse të VV-së.

Disa nga këto grupe:

Mbi 70% ME JU ALBIN, YLL I KOMBIT SHQIPTAR.

MeKryeministrin.

Vetëvendosje51%

DIASPORAmeKRYEMINISTRIN.

Vetëvendosje!

Ballist Gollakut (po ashtu fejsbuk i rremë)

Çka ndodhi me “Sarën”?

Lexues të gazetës Nacionale dje na treguan që Facebook (Meta) ua kishte pranuar si të bazuara raportimet e tyre ndaj këtyre profileve “gra” të rreme për shpërndarje të propagandës, identiteteve të rreme, gjuhës së urrejetjes (etj.)

Nga faqet që kishte hequr Facebook ishte edhe “Jona Qitaku”, por me ç’duket ajo del ta ketë kthyer llogarinë.

Nacionale ditë më parë kishte raportuar se si dhjetëra profilesh të rreme “gra” po bënin namin me shpërndarje dhe krijim të pafund të përmbajtjeve të ngarkuara me propagandë dhe demonizim të skajshëm dhe intimidim ndaj gjithkujt që është kritik i Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme