Peci: Anulimi i vizitave për qeveritarët, sanksionet e para për Qeverinë - NACIONALE

Peci: Anulimi i vizitave për qeveritarët, sanksionet e para për Qeverinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka treguar për pasojat politike që mund t`i ketë Kosova nga refuzimi i kërkesave të aleatëve për shtyrjen e vendimit për targat ilegale.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë anulimi i vizitave për zyrtarët qeveritarë janë vetëm sanksionet e para për Qeverinë.

Pasojat e para janë “sanksionet e mençura”, të buta, që rezultuan në de facto anulimin e vizitave të planifikuara të qeveritarëve të Kosovës në ShBA. Por këtu nuk duhet përjashtuar as të tjerat, si p.sh. ngrirjen e ndihmave dhe bashkëpunimit me Kosovën në fushën e sigurisë dhe sidomos në atë të mbrojtjes”, ka thënë Peci.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka vlerësuar se me refuzimin e kërkesës së ShBA-së për targat, Qeveria e Kosovës po e dërgon veriun drejt një skenari të përgatitur nga Serbia.

Kjo e fundit, sipas tij, nuk po dëshiron më Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, por një status autonom për veriun e Kosovës.

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi ka thënë se ky skenar i rrezikshëm mund të shmanget vetëm duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët euro-atlantikë.

Lajme të ngjashme