PDK në 23 vjetorin e saj: Dikush uron ditëlindje, kryetari 'kritikohet' se fle shumë, hapen edhe zgjedhje - NACIONALE

PDK në 23 vjetorin e saj: Dikush uron ditëlindje, kryetari 'kritikohet' se fle shumë, hapen edhe zgjedhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës sot ka shënuar 23 vjetorin e themelimit. Anëtarët e këtij subjekti janë mbledhur për të festuar, subjekti politik njoftoi që ka themeluar Këshillin Politik, pati edhe urime për ditëlindje, ndërkaq kryetarin Memli Krasniqi, e kritikuan se “nuk zgjohet herët”.

Partia që ka udhëhequr vendin për një kohë të gjatë, e sot ndodhet në opozitë, ka festuar përvjetorin e themelimit.

Subjekti politik ka mbushur 23 vite, duke festuar edhe këtë vit pa liderët e saj, Hashim Thaçin e Kadri Veselin

PDK themelon Këshillin Politik

PDK-ja sot themeloi Këshillin Politik – organ këshilldhënës i përbërë nga personalitete më të vjetra të kësaj partie.

Siç njoftoi kryetari Memli Krasniqi, këshilli do të përbëhet nga gjithsej 31 anëtarë.

Koordinator i Këshillit Politik do të jetë Akademik Arsim Bajrami, ndërsa anëtarë të Këshillit janë: Agim Çeku, Agim Zogaj, Avni Kastrati, Bajram Mulaku, Basri Musmurati, Daut Xhemaili, Drita Kadriu, Fadil Beka, Flora Brovina, Gani Koci, Hasime Krasniqi, Ismail Syla, Kadri Kryeziu, Latif Gashi, Laura Guguli, Lumnie Morina, Lumnije Rama, Mehdi Bektashi, Mexhide Topalli, Minir Krasniqi, Ramadan Muja, Ramiz Fazliu, Sabri Tahiri, Sala Ahmeti, Salie Mustafa, Selvie Halimi, Shaban Shabani, Shemsi Veseli, Skender Ahmeti dhe Zahrie Isufi.

PDK mblidhet për të festuar, Lladrovci uron Çitakun

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar pamje nga festa për 23 vjetorin e themelimit të PDK-së.

“Urime, gëzuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Më vonë, Lladrovci ka bërë edhe një postim tjetër, urim për nënkryetaren e partisë, Vlora Çitaku e cila shënon edhe ditëlindjen.

Lladrovci e ka lartësuar figurën e Çitakut, duke thënë se ka dëshmuar kulturë, durim, guxim e qëndrueshmëri në të gjitha ato që ka përfaqësuar.

“Në veçanti, dua të theksoj se ke dëshmuar përgjegjësi institucionale e politike, ashtu siç i ka hije vajzave më shembullore të kombit tonë, në situatat e ndjeshme dhe me përgjegjësi. Kjo të bën të veçantë, sepse, nderon veten, familjen dhe kombin, vizionin që ke për shtetin dhe shtetësinë tonë”, ka shkruar ai.

"Kryetari që fle shumë"

Memli Krasniqi është “njeri i natës”.

Kjo sipas deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, është “e meta” e vetme e shefit të saj të partisë.

Kështu deklaroi deputetja Hoxha, ku mes tjerash e quajti Krasniqin “super-intelegjent, super-puntor dhe i pandalshëm".

“Memli është shumë i vendosur dhe shumë i sinqert. Diçka që është e pazkontë sot në politikë. Është super intelegjent, super punëtorë dhe i pandalshëm. Veç një të metë e ka, zgjimin herët. Përndryshe, nuk frikësohem për rolin e Memlit. Nuk zgjohet herët. Është njeri i natës”, tha Hoxha në Politiko.

Hapen zgjedhjet në Rininë Demokratike të Kosovës

Kryetari Krasniqi në një postim të bërë mbrëmjen e së hënës, ka bërë të ditur se pikërisht në 23 vjetorin e themelimit të partisë, është mbajtur edhe Konventa e hapjes së zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës.

“Trashëgimia jonë e pasur, edhe 23 vite më parë kishte nisur nga disa të rinj e të reja, të cilët kishin vizion, qëllim, vullnet e guxim për tu prirë proceseve më të rëndësishme të shtetndërtimit”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, ai ka shtuar se Kosova ka një rrugë të rëndësishme para vetës, të cilës i përgjigjet RDK-ja.

“Prandaj, dua t’i ftoj sonte të gjithë ata që e kanë moshën e angazhimit politik, që të na bashkohen në këtë rrugë, të afrohen me ne, të bëhen pjesë e zgjedhjeve të RDK-së, e që të gjithë së bashku, ta hapim kapitullin e ri që i duhet sot më shumë se kurrë, Kosovës tonë!”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme