PDK-ja ‘e lumtur’: Qytetarët i kthyen shpinën VV-së, nuk kanë shumicë – jemi mbi 200 mijë vota, ditëve në vijim hapa konkretë - NACIONALE

PDK-ja ‘e lumtur’: Qytetarët i kthyen shpinën VV-së, nuk kanë shumicë – jemi mbi 200 mijë vota, ditëve në vijim hapa konkretë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i fushatës zgjedhore të PDK-së, Blerand Stavilevci, tha se janë gjer më tash në mbi 200 mijë vota të numëruara nga komisionerët e partisë dhe se janë të lumtur numerikisht me rezultatin – për çka tha se ditëve në vijim do të kenë hapa konkretë.

Për rezultatin e Vetëvendosjes, nën 40% - pra rënie në mbi 10%, Stavilevci tha se qytetarët “ua kthyen shpinën...nuk kanë shumicë për qeveri”.

“Sot qytearët ia kthyen shpine kësaj qeverie, nuk e ka shumicën.

Sot është konfirmuar se ata besojnë që Kosova mundet më mirë, PDK si një forcë politike e rikthyer fuqishëm – do të jetë ajo që në krye me të, do të vendosim ditëve në vijim.

PDK është mbi 200 mijë vota.

I kemi dy realitete të pamohueshme: një që e kanë humbur besimin qytetar, dhe qyteetarët ia kanë kthyer shpina dhe e dyta që PDK është konsoliduar si forcë mbi 200 mijë vota, dhe gjatë ditëve në vijim do të kemi hapa konkretë”, tha ai.

Lajme të ngjashme