PDK: Imri Ahmeti po politizon sistemin arsimor, duke punësuar familjarë e zyrtarë të LDK-së
Dega e PDK-së në Lipjan ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti, për punësime familjare e partiake.
Përmes një komunikate për medie, PDK-ja ka vlerësuar se LDK-ja në Lipjan po e shkatërron sistemin arsimor në komunë, duke kurdisur konkurset në sistemin arsimor.
“Dega e PDK-së në Lipjan kërkon që kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, të përgjigjet para drejtësisë dhe përgjegjesisë që ka ndajë qytetarëve, e mos të fshehet në heshtje duke mbuluar korrupsionin dhe punësimet partiake në Lipjan. Prej kohësh, ne në vazhdimësi kemi bërë publike se si komuna e Lipjanit vazhdon të punësojë militant partiak siç e kemi rastin e fundit të bashkëshorten së kryetarit të nëndegës së LDK-së në Banullë, i cili njëherit është edhe drejtor i shkollës në Lipjan. Me konkurset e tilla, qeverisja e Imri Ahmetit po tregon së nuk qeveri për qytetarë, por qeveri familjare nga zyrat e zbrazura të LDK-së nga hetuesia, të cilat po vazhdojnë ti keqpërdorin paratë e qytetarëve”, është thënë në komunikatën e PDK-së.
Sipas kësaj partie, i pari i Lipjanit po e vazhdon politizimin e sistemit arsimor në këtë komunë.
“Ne i rikujtojmë Imri Ahmetit, po vazhdoni të bëni politizmin e sistemit arsimor në Lipjan, duke punësuar familjarë dhe zyrtarë të LDK-së, pa asnjë kriter edhe duke bërë shkelje ligjore siç po ju paraqesim më poshtë: Keni zgjedhur kryetarin e nëndegës LDK-së dhe bashkëshortin e edukatorës drejtor, duke shkelur udhëzimin administrativ, “Nr 151/ 2020, Për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zavendësdrejtorit të inistitucioneve publike”, ka shkelur Neni 2.pika 1.1. parimi i ligjëshmërisë dhe depolitizimit dhe Nenin 5. Pika 1.7.7 ku citon, Deklaratën në betim që verteton se në tri vitet e fundit kandidati nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike", është thënë ën komunikatë.