PDK e LDK me vërejtje për Strategjinë e Sigurisë: Është sipërfaqësore - NACIONALE

PDK e LDK me vërejtje për Strategjinë e Sigurisë: Është sipërfaqësore

1 vit më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Një një ndër sfidat e sigurisë është pretendimi territorial i Serbisë ndaj Kosovës. Një sfidë e tillë është përcaktuar edhe në draft-Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027, që i miratua më 27 korrik nga Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

E njëjta, shumë shpejt pritet që të shkojë në Kuvend për votim.

Por, kjo strategji sipas deputetëve të paritve opozitare ka edhe vëretje të cilat nuk janë marrë parasysh.

Kritikat e opozitës

Tash në kohën kur tensionet në veri janë më të shpeshta dhe kërcënimet e Serbisë që përsëriten, sipas opozitës strategjia e sigurisë do të duhej të ishte më përmbajtësore.

Depueti i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Rashit Qalaj që është pjesë e Komisionit për Siguri për Nacionale ka thënë renditur disa vërejte të cilat sipas tij nuk janë përfshirë në strategjinë e sigurisë.

Ai thotë se nuk është rishikuar strategjia që është bërë për vitin 2012-2014 dhe se nuk është ndjekur udhëzimi standardi për shkrimin e dokumenteve strategjike.

Unë kam patur shumë vërejtje në draft Strategjinë e Sigurisë së Kosovës. Vërejtjet kanë të bëjnë me: Fillimisht nuk është ndjekur standardi për shkrimin e dokumenteve strategjike që është i përcaktuar me udhëzimin administrativ, nuk ka memorie institucionale, fillimisht ishte dashur që të bëhet rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë e pastaj duke u bazuar në rekomandimet e këtij rishikimi të hartohet Strategjia, ose është dashur që të përditësohet dokumenti i rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë 2012-2014”, tha ai për Nacionale.

Ish-drejtori i Policisë, ka kritika edhe për ndryshimet që parashihen nga Draft-Strategjia në sektorin e policisë.

“Në dokument trajtohet siguria njerëzore dhe në kuadër të saj trajtohet arsimi, diaspora dhe transformimi dixhital që ne mendojmë që nuk përkasin fare me sigurinë njerëzore. Tek Policia e Kosoves çfarë lidhje ka ndryshimi i struktures organizative me strategjinë e sigurisë apo Policia Rezervë, pastaj mendojmë që 2% e buxhetit për mbrojtje nuk është i mjaftueshem në rrethanat aktuale”, deklaroi Qalaj.

Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], për Nacionale ka thënë strategjia nuk është e bazuar në situatën aktuale të sigurisë në vend dhe se Komisoni i Sigurisë nuk ka marrë pjesë në draftimin e strategjisë.

Pas prezentimit të draft Strategjisë së Sigurisë se Kosovës u kuptua se: Nuk është i bazuar ne vlerësimin e situates aktuale, mungon ekspertiza institucionale, lëndon mbikqyrjen demokratike pasi që Komisioni i Sigurisë ishte i përjashtuar nga draftimi i SSK-së, është sipërfaqesor dhe apstrakt, nuk i indentifikon si rreziqe dhe adreson çështjet e migrimit dhe gjendjen e dobët socio-ekonomike dhe në fund, nuk adresohen vështirësitë në fushën e arsimit dhe shëndetesisë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se nuk është marrë në konsideratë vërejtjet e anëtarëve të Komisionit parlamentar.

Përkunder këtyre vërejtjeve dhe propozimeve, nuk është marr në konsideratë nga shumica e anëtarëve të komisionit që drafti i SSK-së të procedohet me vërejtjet dhe rekomandimet e lartcekura”, shtoi ai.

Anashkalimi i luftës hibride

Ndërkaq për ekspertin e sigurisë, Drizan Shala, për Nacionale ka thënë se në draftin e sigurisë nuk është paraparë lufta hibride dhe nuk ka ndonjë qartësi se si do të veprohet më këtë çështje.

Në draft strategjinë për vitin 2021-2030 mund të potencohet që në këtë strategji janë të përfshira gjitha segmentet por mund të veçohet fakti që në pjesen e sigurisë kibernetik nuk e kan paraparë që të krijohet një agjencion i veçantë në të cilën do kishin me u ndërlidh gjitha segmentet e sigurisë. Sepse në këtë pikë nuk ka ndonjë kjartësi se si ti qaset këtij fenomeni përarsysh që lufta hibride do të jete një problem që do të na paraqitet si problem përgjatë 10 viteve të ardhshme”, ka thënë ai.

Çka thotë Strategjia?

Në draftin e Strategjisë së Sigurisë, ndër të tjera përmendet edhe shërbimi i obligueshmë ushtarak. Pikë kjo që ishte në program të fushatës së Vetëvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurti.

FSK vazhdimisht do të rishikojë strukturën organizative të saj, për t’iu përshtatur kohës dhe detyrave që dalin në funksion të realizimit dhe ruajtjes së interesave vitalë shtetërorë. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vlerësoj fizibilitetin për zhvillimin e modeleve më të përshtatshme të rezervës vullnetare si dhe atë të shërbimit të obligueshëm ushtarak sipas praktikave bashkëkohore të shteteve perëndimore në përputhje me rrethanat, kushtet dhe resurset vendore. Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe me institucionet e tjera përkatëse, do të hartojnë Programin Edukues të Mbrojtjes dhe Sigurisë.”, thuhet në draft-strategjinë.

Ndryshe, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeminsitrit, kjo strategji është dokument i rëndësishëm.

Strategjia e Sigurisë së Kosovës është dokumenti me i lartë i politikave të sigurisë, e cila ka për qëllim përcaktimin strategjik të kursit të politikave të sigurisë, krijimin e një kornize konceptuale dhe përmbajtjësore si pikë referuese për strategjitë e tjera ministrore deri tek ato sektoriale, definimin e vizionit, interesave dhe objektivave strategjike, definimin e veprimeve të politikave të sigurisë, identifikimin dhe vlerësimin e kërcënimeve çoftë ato të brendshme apo jashtme, zhvillimin e politikave të sigurisë, ekonomike dhe mjedisore, për te krijuar një hapësirë të sigurtë të integruar ne strukturat politike të sigurisë me prioritet NATO dhe BE”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme