Pasi qau me lotë në varrim, ministrja Haxhiu 'ktheu' buzëqeshjen në ndeshje basketbolli ku bëri aktivizëm
Vrasja e Hamide Magashit, gruas shtatzënë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka rikujtuar rëndësinë që rastet e dhunës ndaj gruas të trajtohen me shumë seriozitet. Dhe, ministrja Albulena Haxhiu është bërë kryeprotagoniste e fushatës vetëdijësuese kundër kësaj dukurie shqetësuese.
Rastet e dhunës ndaj grave nuk janë raste të izoluara. E megjithatë, ato nuk po bëhen politike siç u dëshmua rasti që la tashmë tre të vdekur por nuk nxorri kurrfarë përgjegjësie në nivelin politik.
Pasditen e 2 dhjetorit, pra të premten, Haxhiu do të shkonte në varrimin e të ndjerës Hamide Magashi që u vra nga burri i saj prej të cilit po ndahej. Ajo do të shihej në fotografinë e publikuar me lotë ndër sy.
“Të pikëlluar e me zemër të thyer u mblodhëm në varrimin e gruas e cila tragjikisht u vra, një ditë para se të bëhej nënë.” – u shpreh ajo në fjalën e dhënë në Facebook.

Më pas, të nesërmen, ajo do të nisej për në Gjakovë në ndeshjen mes KB Vëllaznimit dhe KB Ponte Prizrenit.
Haxhiu nuk do të shkruante asgjë për këtë ndeshje, e nuk do të publikonte asnjë fotografi. Ajo do të ishte në këtë ndeshje basketbolli, edhe me ministren Arbërie Nagavci në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit.


Ministrja do të shihej e buzëqeshur me kolegen e saj Nagavcin dhe me aktiviste të tjera.