Pasi e kandiduan Konjufcën për President, Nagavci pretendon se "ia kemi ofruar Osmanit nënshkrimet për kandidaturën" - NACIONALE

Pasi e kandiduan Konjufcën për President, Nagavci pretendon se "ia kemi ofruar Osmanit nënshkrimet për kandidaturën"

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pretenduar se i kanë ofruar 30 nënshkrime edhe Vjosa Osmanit si kandidate për presidente.

Sipas pretendimit Nagavcit, Lëvizja Vetëvendosje i kishte vënë në dispozicion Osmanit 30 nënshkrime të deputetëve, të nevojshme për paraqitjen e kandidaturës për këtë post, por kjo ofertë nuk ishte pranuar nga ajo.

“Ka pasur interesim për kandidimin e presidentes edhe një mandat. I kemi ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturën e saj, deri tani asnjë subjekt tillë s’e ka bërë një gjë të tillë. Osmani s’ka pranuar këtë ofertë”, ka thënë Nagavci.

Lajme të ngjashme