Pas skandalit, Spitali i Pejës funksionalizon dhomën për monitorimin e kamerave - NACIONALE

Pas skandalit, Spitali i Pejës funksionalizon dhomën për monitorimin e kamerave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nga spitali i Përgjithshëm në Pejë kanë njoftuar se kanë vendosur që ti shtojnë masat e sigurisë brenda hapësirave të këtij institucioni shëndetësorë. Si rrjedhojë në këtë spital së fundmi është funksionalizuar dhoma për monitorimin e kamerave.

Me këtë sistem synojmë që të rrisim sigurinë brenda dhe jashtë hapësirave të spitalit, ku në kohë reale do të monitorohen hapësirat nga një punëtor i caktuar enkas për këtë detyrë.”- thuhet në njoftimin e spitalit.

“Investimet në siguri i shohim tejet të rëndësishme duke u nisur nga fakti që spitali jonë ka frekuentim të madh dhe në këtë drejtim gjatë këtij viti synojmë që të investojmë në sistemin e kamerave (moderne) ku do synojmë mbulueshmërinë 100 % të hapësirave brenda dhe jashtë spitalit!.”- thuhet tutje në njoftim.

E në po këtë spital, javë më parë ka ndodhur një skandal. Trupi i pa jetë i një foshnje është vendosur në lavatriçe nga punonjësit e këtij spitali.

Si rrjedhojë ka pasur reagime të shumta. Nga menaxhmenti i spitalit për këtë punë patën njoftuar se kanë shkarkuar disa persona.

Lajme të ngjashme