Pas raportimit të Nacionales, togeri Lulzim Maxhuni e heq “llajkun” nga postimi i Pecit - NACIONALE

Pas raportimit të Nacionales, togeri Lulzim Maxhuni e heq “llajkun” nga postimi i Pecit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Togeri i Policisë së Kosovës, Lulzim Maxhuni, i ka rënë pishman për “llajkun” që ia ka dhënë Faton Pecit në postimin për aderimin në Guxo të avokatit Gazmend Halilaj.

Pas raportimit të Nacionales për këtë veprim, Maxhuni ka reaguar duke e hequr pëlqimin e tij nga postimi i fundit i Pecit.

Duke harruar përgjegjësitë që ka në një institucion të pavarur, Maxhuni dje ia kishte bërë “like” postimit të kryetarit të partisë Guxo, i cili ka treguar për aderimin e avokatit Halilaj.

Nëse tani hyni në postimin e kryetarit Guxo për avokatin Halilaj, nuk e shihni më “llajkun” e eprorit të Policisë së Kosovës.

Ndonëse sipas Ligjit për Policinë e Kosovës pjesëtarët e këtij institucioni duhet të jenë profesional dhe të paanshëm politikisht, togeri Maxhuni duket se i ka harrur këto parime dhe ka “guxuar” t`i shkel.

Ende nuk dihet nëse Inspektorati Policor i Kosovës do të ndërmarr ndonjë masë disiplinor ndaj togerit Maxhuni për këtë veprim në kundërshtim me ligjin.

Lajme të ngjashme