Togeri policor Lulzim Maxhuni i lumtur me kalimin e avokatit Halilaj në Guxo, ia bën ‘like’ statusit të Pecit
Togeri i Policisë së Kosovës, Lulzim Maxhuni, është shprehur i kënaqur me aderimin e avokatit Gazmend Halilaj në partinë Guxo.
Duke harruar përgjegjësitë që ka në një institucion të pavarur, Maxhuni dje ia ka bërë “like” postimit të kryetarit të partisë Guxo, i cili ka treguar për aderimin e avokatit Halilaj.
Ndonëse sipas Ligjit për Policinë e Kosovës pjesëtarët e këtij institucioni duhet të jenë profesional dhe të paanshëm politikisht, togeri Maxhuni duket se i ka harrur këto parime dhe ka “guxuar” t`i shkel.

Ende nuk dihet nëse Inspektorati Policor i Kosovës do të ndërmarr ndonjë masë disiplinor ndaj togerit Maxhuni për këtë veprim.
Por, ajo që dihet është se pushteti i VV-së ka qenë ashpër ndaj pjesëtarëve policorë që i ka etiketuar si të afërt me partitë tjera.
Para disa muajve, hetuesi Idriz Gashi, ishte suspenduar nga puna pas pretendimeve të zyrtarëve të VV-së se ai kishte marrë pjesë në një fushatë të PDK-së.
Vetëm pas disa muajsh hetime është vërtetuar se pretendimet e deputetëve dhe ministrave të VV-së ishin të pabazuara dhe Gashi është rikthyer në punë.
