Pas një heshtje të gjatë, edhe Britania e Madhe i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit - NACIONALE

Pas një heshtje të gjatë, edhe Britania e Madhe i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit

3 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Nicholas Abot, ambasador i Britanisë së Madhe, ka shkruar një cicërimë në llogarinë e tij në Twitter. Në postimin e tij, që vjen pak orë pas mbajtjes së takimit në Ambasadën e Amerikës për Asociacionin, Abbott ka qenë i qartë në kërkesën për themelimin e Asociacionit.

Sipas shefit të Ambasadës britanikë në Prishtinë, Kosova është zotuar të themelojë Asociacionin e komunave me shumcië serbe.

“Ne inkurajojmë qeverinë të bëjë progress në të dyjat. Një trup i tillë nuk është vetëm një zotim ndërkombëtar, por po ashtu siguron një mundësi për serbët kosovarë të jenë një pjesë integrale e Kosovës.” – shkroi ndër të tjera Abbott.

Kujtojmë që sot në Ambasadën e ShBA-së është mbajtur një takim në lidhje me Asociacionin, ku mori pjesë edhe Qeveria e Kosovës, Presidenca e Kuvendi i Kosovës.

Lajme të ngjashme