Pas kësaj deklarate, Besnik Bislimi nuk do të duhej të kishte fytyrë të qëndronte në dialog më tutje - NACIONALE

Pas kësaj deklarate, Besnik Bislimi nuk do të duhej të kishte fytyrë të qëndronte në dialog më tutje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka dhënë një fjalim rreth Asociacionit, që në dëgjim të parë, duket të jetë zbutje e tij ndaj qëndrimet të kahmotshëm kundër respektimit të marrëveshjes së nënshkruar me Serbinë. Zëvendësi i tij në anën tjetër, Besnik Bislimi, në një prej intervistave dhënë së fundi, kundërshton “ÇDO” Asociacion.

Qeveria e Kosovës, siç tha edhe kryeministri Albin Kurti, duket se mund të pranojë Asociacionin me gjashtë kushte, për të cilat ende nuk dihet nëse ky ua ka paraqitur edhe partnerëve ndërkombëtarë.

Një nga kushtet e përmendura nga Kurit, ishte se “Asociacioni nuk mund të bartë asnjë pushtet publik”.

Por kryenegociatori në dialog, Besnik Bislimi, në anën tjetër kishte kundër Asociacionin, qoftë edhe atë me kompetenca joekzekutive.

Madje, siç dëgjohet në një deklaratë të thënë nga vetë ai, Bislimi nuk do të qëndronte më në dialog nëse veçse ndodhë një gjë e tillë.

“Në atë moment kur Qeveria e Kosovës e ndryshon qëndrimin për Asociacion, edhe thotë, do të krijohet Asociacion, qoftë edhe me kompetenca joekzekutive, Bensik Beslimi nuk është më në dialog, ndoshta dikush tjetër vjen e bën.” – tha ai.

31 janari

Më 31 janar, në objektin e Ambasadës Amerikane është mbajtur një takim ku janë diskutuar modalitetet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përfaqësues të presidentes Osmani, kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca, ishin të pranishëm në takim.

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier – që kishte detyrë edhe të moderonte diskutimin në fjalë – dha detaje rreth takimit përmes një postimi në Twitter.

“Sot ne mbajtëm një sesion dëgjimor në Ambasdën e ShBA-ve në Prishtinë mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Mirënjohës për palët e interesit që ishin të pranishme e që ndanë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve në Dialog,”u shpreh ai.

Në një shkrim që erdhi pak orë pas mbajtjes së takimit në Ambasadën e Amerikës për Asociacionin, Nicholas Abbott, ambasadori britanik, ka qenë i qartë në kërkesën për themelimin e Asociacionit.

“Ne inkurajojmë qeverinë të bëjë progres në të dyjat. Një trup i tillë nuk është vetëm një zotim ndërkombëtar, por po ashtu siguron një mundësi për serbët kosovarë të jenë një pjesë integrale e Kosovës.” – shkroi ndër të tjera Abbott.

Ndërkaq, në lidhje me takimin ka reaguar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili konsideroi se ka potencial për bisedime të mëtutjeshme.

“Ka potencial për bisedime të mëtejshme.” – ka thënë ai për REL-in.

Lajme të ngjashme