Aksioni i PSD-së në RTK, moderatorja kërkon falje: Politikë fragjile, ndodhin gjëra të tilla - NACIONALE

Aksioni i PSD-së në RTK, moderatorja kërkon falje: Politikë fragjile, ndodhin gjëra të tilla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka hyrë në edicionin qendror të lajme në Radio Televizionin Publik të Kosovës me një pankartë në duar, që shkruhej ‘Televizioni i Kurtit’.

Me këtë rast, edicioni u detyra që të ndërpritet, dhe pas rifillimit moderatorja Alketa Gashi – Fazliu ka kërkuar falje dhe sipas saj pa dijeninë e stafit, redaksisë dhe personave të tjera të RTK-së, persona të panjohur kanë hyrë brenda.

Duke kërkuar falje, Gashi-Fazliu ka thënë se në një situatë politike fragjile që po mbretëron në vendin tonë, ndodhin edhe të tilla gjëra.

Profesionalisht dhe personalisht ju kërkoj falje për ato skena që patët mundësi ti shikoni pak minuta më parë, ku në mënyrë të pa organizuar dhe në mënyrë të padijshme si nga ana e stafit, si nga ana e redaksisë si nga ana e gjithkujt, brenda për brenda Radio Televizionit Publik të Kosovës, persona të panjohur hynë brenda dhe bënë atë që ju patët mundësi ta shini. Ju kërkoj ndjesë publikisht në mënyrë personale dhe profesionale, dhe më vjen keq që unë isha rastësisht qëllova këtu në edicion, ku në një situatë politike fragjile që po mbretëron në vendin tonë, ndodhin edhe të tilla gjëra.” – ka përfunduar ajo.

Aksioni i Nushit të PSD-së, ka rrjedh pas emërimit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gashi në krye të RTK-së.

Lajme të ngjashme