Parashikimi i motit për javën e ardhshme - NACIONALE

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Me vranësira dhe vranët kryesisht, pritet të jetë moti javën e ardhshme, që ngërthen në vete dy ditët e fundit të muajit shkurt dhe tri të parat e marsit.

Të paktën kështu ka parashikuar sajti i specializuar i parashikimeve, "Prishtina Weather".

Nesër gjithashtu priten edhe reshje lokale shiu.

27.02 - Kryesisht me vranësira, kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, kryesisht pasdite, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.

28.02 - Vransira dhe intervale me diell.

1.03 - Kryesisht me vransira. Paradite reshje lokale shiu, e në vise malore bore.

2.03 - Kryesisht vranët e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

3.03 - Kryesisht vranët me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 5C, e ato maksimale nga 11C të hënën zbresin në 8C e 9C.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga kryesisht nga verilindja e lindja 5-10m/s.

Shtypja atmosferike shënon një rritje mbi vlera mesatare në 1021mb, e më pas luhatet përreth atyre normale.

Lajme të ngjashme