Parashikimi i motit, rënie e temperaturave në dy vlerat ekstreme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se këtë të diel temperatuarat do të kenë rënie të dukshme.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se do të ketë rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
“Të dielen përveq ndryshimit të parametrave meteorologjik parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarte.”
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s.” – njofton IMHK.
