Paralajmërimi i politikanit serb: Vuçiqi po përgatitet të refuzojë planin franko-gjerman
Zoran Vuletiq është politikan serb që udhëheq që disa vite partinë Liberal Demorkatike të Serbisë dhe njëkohësisht është shef i Forumit Demokratik Civil. Por sot politikani serb ka bërë një deklaratë interesante.
Në një opinion të tij, të publikuar në gazetën Danas, që shtë gazetë e njohur për qëndrime opozitare e kundër regjimit të Vuçiqit, Vuletiq ka paralajmëruar se Vuçiqi po përgatitet të refuzojë planin franko-gjerman.
“Ndonëse në fillim dukej se Vuçiq po përgatiste opinionin për të pranuar kompromisin evropian për marrëdhëniet mes dy shteteve, pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se do ta pranonte planin, Vuçiq vendosi të ndryshojë kurs. Fatkeqësisht për këtë ai u ndihmua nga një pjesë e madhe e opozitës parlamentare.” – shkruan Vuletiq për Danasin, transmeton Nacionale.