Paralajmërimi i Këshillit Evropian për veriun: Dështimi për të shtensionuar situatën, sjell pasoja negative - NACIONALE

Paralajmërimi i Këshillit Evropian për veriun: Dështimi për të shtensionuar situatën, sjell pasoja negative

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për dy ditë radhazi, Këshilli Evropian mbajti një takim të rregullt, ku u diskutua, mes të tjerash, edhe për situatën e tensionuar në veri dhe raportet e trazuara mes Kosovës dhe Serbisë. E pas diskutimeve, sigurisht të gjata, në samitin e liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evcropian, KE-ja ka lëshuar një raport për “konkluzionet” në çështjet e jashtme.

Në këtë pjesë, që u publikua në uebfaqen e Këshillit Evropian, flitet edhe për Kosovën. Ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, i ka dënuar incidentetet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës, duke bërë thirrje për shtenionim të menjëhershëm sipas planit tre pikësh të BE-së.

Tutje, aty paralajmërohet për pasoja negative në rast se dështohet për të shtensionuar sitautën në veri të Kosovës.

“Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës dhe bën thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe të përshkruara tashmë nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023. Palët duhet të krijojnë kushtet për zgjedhjet në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja negative. Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.” – shkruhet në konkluzionet e KE-së.

Çka u tha tjetër në këtë samit?

Dje, kryediplomati evropian, Josep Borrell, e konfirmoi se do në takimin e të enjtes së udhëheqësve të Këshillit Evropian, do të kërkohet përkrahje që të vazhdohet presioni ndaj Kosovës e Serbisë, me qëllim të deeskalimit të situatës.

Para mediave, pak para se të fillonte ky takim, Borrell tha edhe se shtetet anëtare kanë vendosur për masa ekonomike e politike.

“Do ta kërkoj përkrahjen e udhëheqësve që të vazhdohet vendosja e presionit ndaj tyre (Kosovës dhe Serbisë) me qëllim të shmangies së eskalimit dhe kthimit te normalja. Shtetet anëtare kanë vendosur… që duhet të ndërmerren masa, ekonomike dhe politike, me qëllim që t’u bëhet e qartë atyre se nëse nuk kontribuojnë për de-eskalim, kjo vjen me një kosto.”u shpreh ai.

Ndërsa kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, foli dje edhe për një ide të Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë. Ai theksoi se e mbështet idenë që të organizohet sa më shpejtë një konferencë me anëtarët e Bashkimit Evropian për të shtyer përpara përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së për Kosovën dhe Serbinë.

Mbështesim plotësisht të gjitha përpjekjet e bëra së bashku me bashkëpunimin e mirë me NATO-n, nga përfaqësuesi i lartë Borrel, dhe dua të them se mbështesim edhe idenë që sa më shpejt të jetë e mundur të organizohet një konferencë me disa anëtarë të BE-së shumë aktive për të mbështetur të gjitha përpjekjet ndërmjetësuese duke u koordinuar me SHBA-së, sepse ne e ndjejmë atë, gjithë të mirën për Ballkanin Perëndimor, me Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë ai, ku ka folur bashkë me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndryshe, sot Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ishte shumë e dorëlëshuar në komentet e saj kundër BE-së. Masat e propozuara nga BE-ja, zonja Gërvalla i cilësoi si të rrezikshme.

“Masat që janë ndërmarrë në kuadër të përpjekjeve të Bashkimit Evropian për deeskalim të gjendjes në veri të Kosovës, janë masa të cilat BE-ja i sheh si të arsyeshme. Ne mendojmë se masat e tilla janë të panevojshme për shkak se është e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi mesazhi t’i dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre që i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës. Personalisht mendoj se mesazhet e tilla janë të rrezikshme sepse mund të krijojnë përshtypjen tek presidenti serb, Vuçiq se mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por dhe të gjithë fqinjët që ka rreth e rrotull.” - theksoi ministrja Gërvalla.

Lajme të ngjashme