Presidenti i Këshillit Evropian mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë
Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se mbështet idenë që të organizohet sa më shpejtë një konferencë me anëtarët e Bashkimit Evropian për të shtyer përpara përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së për Kosovën dhe Serbinë.
Ai këto komentet i bëri para takimit të shteteve anëtare të BE-së, duke shtuar se kjo konferencë të mbahet në bashkëpunim edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Michel ka thënë se ka ardhur koha që të ketë një qasje dhe hapa të qartë drejt normalizimit të marrëdhineve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mbështesim plotësisht të gjitha përpjekjet e bëra së bashku me bashkëpunimin e mirë me NATO-n, nga përfaqësuesi i lartë Borrel, dhe dua të them se mbështesim edhe idenë që sa më shpejt të jetë e mundur të organizohet një konferencë me disa anëtarë të BE-së shumë aktive për të mbështetur të gjitha përpjekjet ndërmjetësuese duke u koordinuar me SHBA-së, sepse ne e ndjejmë atë, gjithë të mirën për Ballkanin Perëndimor, me Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë ai, ku ka folur bashkë me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kujtojmë se ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, propozoi për Kosovën e Serbinë të organizohet një konferencë ndërkombëtare dhe nga ajo të mos dilet pa marrëveshje.
Kujtojmë se udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel do të diskutojnë për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe për situatën e sigurisë në Kosovë si dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë.

