Pamje: Qytetari i shtrirë për toke, pas goditjes nga vetura në dalje të Prishtinës - NACIONALE

Pamje: Qytetari i shtrirë për toke, pas goditjes nga vetura në dalje të Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Siç raportoi Nacionale pak më parë, një qytetar është goditur nga një veturë në dalje të Prishtinës. Në videon e publikuar nga televizioni Kanal10, shihet qytetari i shtrirë për toke.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në dalje të Prishtinë, afër qendres tregtare “Albi Mall”.

Ndryshe, qytetari tashmë ka ndërruar jetë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për gazetën Nacionale.

"Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor." - tha Policia për Nacionalen.

Videon e postuar nga Kanal 10, mund ta shikoni këtu.

Lajme të ngjashme