Pacolli e VV-së reagon pas raportimit të Nacionales, i kërkon Buzhalës ta shpërndan postimin e saj
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj një lajmi të Nacionales, duke e quajtur atë lajm me tendencë, të njëanshëm dhe të pa plotë. Pacolli ka shprehur indinjatën e saj për mungesën e kontaktit të palës tjetër.
Lajmi në të cilin referohet Pacolli, është një storie e realizuar me një qyteatar të quajtur Ismajl Veliu, 90 vjeçar, për Nacionale rrëfeu problematikën me të cilën po përballet tash e dy vite me familjen e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Më saktësisht, bëhet fjalë për një pronë e që sipas Veliut janë të përfshirë edhe familjarët e deputetes Pacolli, vëllau Blerimi e babai Ramizi.
"Nacionale nuk ka kontaktuar fare me vëllaun tim Blerim Pacolli, pronarin e tokës, apo avokatin e tij dhe as me gjykatën.
Pse? Sepse qëllimi nuk ka qenë informimi por shpifja dhe denigrimi i personalitetit tim. Përndryshe pse duhet të përdoret emri im kur lënda nuk ka të bëjë asgjë me mua." - tha ajo mes tjerash.
Për pronën që tashmë kanë probleme, Ismajl Veliu thotë se e ka blerë qysh para lufte, të cilën e ka punuar vazhdimisht. Por, tash e dy vite Ramiz Pacolli "i'a ka paralizuar tokën".
E pyetur për kërcënimet e lartpërmendura, ajo tha se babai dhe vëllai i saj nuk kanë kërcënuar.
"Rasti është në gjykatë, gjykata e zgjedhë. As babai im e as vëllai im nuk kanë kërcënuar. Rasti është mes vëllait dhe atij. Asnjëri nuk kërcënojnë. Kurrë një jetën time nuk kam dëgjuar që kërcënon babai ose vëllai im. Rasti është në gjykatë mes vëllait tim dhe personit në fjalë. Kur ta zgjedhë gjykata rastin, merret vendimi. Për këtë çështje mund t’i kontaktoni personat që janë të involvuar, jo mua." - ka thënë ajo.
Kujtojmë se Nacionale menjëherë pas publikimit të videos ka kontaktuar me deputetin Pacolli, deklarata e të cilës është përfshirë në shkrimin në fjalë.
