Pacolli e VV-së me pretendim të çuditshëm: Qeveria Tranzicionale e rrezikshme për demokracinë - NACIONALE

Pacolli e VV-së me pretendim të çuditshëm: Qeveria Tranzicionale e rrezikshme për demokracinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka vlerësuar se propozimi i LDK-së për Qeveria Tranzicionale është i rrezikshëm për demokracinë në Kosovë.

Ajo ka bërë me dije se ky propozim ka për qëllim anashkalimin e partisë së parë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka treguar se e konsideron si të rrezikshëm këtë propozim.

“Propozimi i bërë nga Lumir Abdixhiku për formimin e një qeverie tranzicionale ka për qëllim anashkalimin e partisë më të madhe në vend, e cila ka të drejtën kushtetuese dhe demokratike për të provuar formimin e qeverisë. Ky propozim minon thelbësisht rendin kushtetues dhe vullnetin qytetar”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme