Pacolli dënon sulmin ndaj KFOR-it, e shpreh indinjatën ndaj Qeverisë Kurti për moskoordinim me ndërkombëtarët - NACIONALE

Pacolli dënon sulmin ndaj KFOR-it, e shpreh indinjatën ndaj Qeverisë Kurti për moskoordinim me ndërkombëtarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Behgjet Pacolli, deputet i AKR-së, ka shkruar një status, duke komentuar ngjarjet në veri, ku mbetën të lënduar 25 pjesëtarë të KFOR-it.

Ai e ka dënuar sulmin e sotëm ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në veri të Kosovës. Tutje, z.Pacolli e ka shprehur indinjatën e tij për, siç e ka quajtur ai, “veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

“Dënoj fuqishëm sulmet e sotme ndaj KFOR-it, policisë së Kosovës dhe gazetarëve në veri të Republikës së Kosovës. Gjithashtu shpreh shqetësimin tim për eskalimin e situatës dhe bëj thirrje që të ndalen sulmet e nxitura dhe të orkestruara nga Beogradi.

Në të njëjtën kohë shpreh idenjatën time me veprimet e pakoordinuara të qeverisë së Republikës së Kosovës. Injorimi i kërkesave të aleatëve të vendit tonë dhe moskoordinimi i veprimeve nuk janë në interesin e Republikës së Kosovës me aleatet. Për këtë i bëj thirrje qeverisë që të rikthehet traditës disa dekadëshe të ndërtuar në Republikën e Kosovës për koordinim me aleatët amerikanë dhe evropianë.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme