"Pa marrë qëndrim menaxhmenti, s'mund t'i përfshini në edicione": Haxhija urdhëron të injorohet zëri i punëtorëve - NACIONALE

"Pa marrë qëndrim menaxhmenti, s'mund t'i përfshini në edicione": Haxhija urdhëron të injorohet zëri i punëtorëve

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Një mesazh i brendshëm, i siguruar nga Nacionale, ka ekspozuar sërish censurën e pabesueshme në Radiotelevizionin e Kosovës. Në të, U.d. Kryeredaktori i RTK-së, Blerim Haxhiaj, u ndalon hapur gazetarëve të transmetojnë reagimet e sindikatës, pa miratimin paraprak të menaxhmentit.

Në mesazhin dërguar, Haxhiaj shkruan: “Ju lutem te keni kujdes me lajmet per RTK. Sipas udhezimit qe e keni te gjithe, pa marre qendrimin zyrtar te menaxhmentit te RTK nuk mund t’i perfshini ne edicione keto @all”.

Pasa mesazhit të Haxhiajt listoheshin kërkesa emergjente, përfshirë kthimin e menjëhershëm të 89,909 eurove të ndaluara në emër të interesit, përfshirjen e punëtorëve në pagën e 13-të, dhe përmbushjen e obligimeve ligjore për financim të qëndrueshëm. Sindikata paralajmëronte reagim të fuqishëm sindikal dhe ligjor nëse padrejtësitë nuk korrigjoheshin, duke theksuar se "RTK nuk është barrë. Është obligim ligjor dhe shtetëror!".

Lajme të ngjashme