Osmani takon kongresmenin Sessions: Diskutuam për partneritetin me ShBA-të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA po vazhdon takimet me zyrtarë të ndryshëm amerikanë.
Se fundi, ajo ka takuar se kongresmenin republikan Pete Sessions.
Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se kongresmenin Sessions ka diskutuar për partneritetin me ShBA-të.
“Një takim produktiv me Kongresmenin republikan Pete Sessions, me të cilin pata mundësi të diskutoj për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me SHBA-të”, ka shkruar Osmani.