Osmani takon ambasadorin gjerman: Arrestimi i grupeve kriminale në veri, i domosdoshëm - NACIONALE

Osmani takon ambasadorin gjerman: Arrestimi i grupeve kriminale në veri, i domosdoshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku u diskutua për situatën e fundit në veri të vendit dhe hapat që po ndërmerren për të adresuar këtë çështje në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për kontributin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it në luftën kundër grupimeve kriminale të dhunshme në veri të vendit.

Osmani po ashtu citohet të ketë thekuar se ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët, duhet të jetë i domosdoshëm si garanci për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme.

Siç njofton Zyra e Presidencës, Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe konfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm për një partneritet të fortë dhe koordinim efektiv në të ardhmen.

Njoftimi i Zyrës së Presidencës së Kosovës:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin dhe profesionalizmin e demonstruar nga ushtarët e KFOR-it në ballafaqim me grupet kriminale të dhunshme në veri të vendit. Në këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët, është i domosdoshëm si garanci për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme.

Ajo vlerësoi lartë bashkëpunimin me Gjermaninë dhe konfirmoi partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për një koordinim të ngushtë në të ardhmen, me qëllim e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.

Lajme të ngjashme