Osmani takohet me disa artistë të rinj: Rrëfim i tyre është inkurajues
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me disa artistë të rinj në kuadër të aktiviteteve për muajin e rinisë.
Osmani ka treguar se rrëfimi i tyre është inkurajues dhe i dhuron gjithë vendit krenari.
Ajo tutje është shprehur detyrim përkrahjen maksimale ndaj rinis, duke shtuar se suksesi i tyre është imazhi më i bukur i Kosovës.
“Aktivitetet e muajit të rinisë mbrëmë i vazhduam me artistët e rinj. Secili rrëfim i tyre është inkurajues dhe i dhuron gjithë vendit krenari. Prandaj, e kemi detyrim t’i përkrahim maksimalisht sepse suksesi i tyre është imazhi më i bukur i Kosovës.” – ka shkruar Osmani.
