Osmani poston fotografi me presidentin Trump: Takim i planifikuar si protokollar u shndërrua në një bisedë shumë përmbajtjesore - NACIONALE

Osmani poston fotografi me presidentin Trump: Takim i planifikuar si protokollar u shndërrua në një bisedë shumë përmbajtjesore

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump. Në fotografi është edhe Zotriu i Parë, Prindon Sadriu.

Ndonëse fotografia është protokollare, e cila është realizuar në ndejën e Presidenti Trump për pjesëmarrësit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidentja është munduar ta paraqes si takim të rëndësishëm.

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se takimi protokollar me presidentin Trump u shndërruar në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtjesore.

Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore. Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!”, ka shkruar Osmani, duke treguar lidhjet e forta të Kosovës me ShBA-të.

Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Kjo ceremoni e organizuar nga presidenti Trump është organizuar para disa ditë, por presidentja Osmani ka zgjedhur qe

Nga kjo ndejë, presidentja ishte fotografuar edhe me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtjesore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, kishte shkruar Osmani në profilin e saj në “Facebook”.

Por, kaq e kujdesshme Osmani nuk është treguar rreth takimit me emisarin special të presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, i cili një ditë më parë kishte mbledhur në një takim liderët e vendeve të rajonit.

Ajo nuk kishte publikuar fotografi nga ky takim dhe nuk kishte dhënë asnjë informacion.

Vetëm pas publikimit të fotografisë nga ky takim nga gazeta Nacionale ka reaguar Presidenca, duke dhënë sqarime.

Këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina, tha se ftesa për këtë tryezë ka ardhur nga përfaqësues të administratës amerikane.

Ftesa ka qenë për ‘US-Ëestern Balkans Roundtable’, nga tre përfaqësues të administratës amerikane: z. Richard Grenell, i dërguar presidencial për misione speciale, Scot Bessent, sekretar i shtetit për Thesarin si dhe John Jovanovich, president i Bankës EXIM”, ka deklaruar ai.

Kupina sqaroi se të gjitha shtetet e rajonit kanë marrë pjesë në këtë takim.

Të ftuara kanë qenë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacia. Të gjitha shtetet e ftuara kanë marrë pjesë. Presidentja ka arritur aty në pjesën e dytë të takimit për shkak të takimeve të tjera bilaterale”, ka theksuar ai.

Sipas këshilltarit, fokusi i takimit ishte prezantimi i potencialeve ekonomike të vendeve pjesëmarrëse.

Në takim secili shtet ka prezantuar potencialin e vet ekonomik si mundësi për bashkëpunim me administratën Trump. Nuk ka pasur diskutime politike”, ka përfunduar Kupina.

Lajme të ngjashme