Osmani e hapur për zgjedhje të reja: Zemërimi i Vuçiqit duhet të kalohet pas moshës 4 vjeçare - NACIONALE

Osmani e hapur për zgjedhje të reja: Zemërimi i Vuçiqit duhet të kalohet pas moshës 4 vjeçare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëse 20 për qind të votuesve në veri nënshkruajnë një peticion me kërkesë për mbajtje të zgjedhje të reja, atëherë kjo edhe mund të bëhet. Kështu ka deklaruar presidentja Vjosa Osmani në një intervistë dhënë “Reuters”.

Sipas saj, peticioni është mënyra “më demokratike” për të proceduar në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Në këtë mënyrë unë mendoj që sigurojmë përfshirjen e serbëve, sepse kjo kërkesë do të kishte ardhur fillimisht nga qytetarët.” – u shpreh ajo.

Madje një proces i tillë, nga peticioni për largimin e kryetarëve, sipas Osmanit do të ishte një “lloj referendumi’ dhe do të merrte kohë disa muaj.

Po ashtu, ajo ka deklaruar se para shpalljes së zgjedhjeve të reja, Kosovës do t’i duhej siguri nga komuniteti ndërkombëtar që nuk do të kishte ndikim nga Beogradi.

Osmani, e cila siç shkruan edhe “Reuters”, javën e kaluar takoi presidentin Vuçiq nën ndërmjetësim të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, e ka përshkruar atë si një “mbret të dramës”.

“Vuçiq në shumicën e takimeve të tij është një mbret i dramës. Kështu që sigurisht, tentoi që të krijonte drama sërish, por nuk dha ide që do të mund të ndikonin në stabilitetin dhe paqen e rajonit.” – tha ajo.

Sjelljet e tij, sipas presidentes Osmani, duhet të lihen “jashtë dhomës” pas moshës katër vjeçare.

"Pra, atij i pëlqen të pretendojë se po bën lëshime të mëdha, se ka shumë presion mbi të, se ai po vuan, se është në rrezik dhe të gjitha këto. Por ky lloj zemërimi ata duhet të lihen jashtë dhomës pas moshës katër vjeçare." – deklaroi presidentja e Kosovës.

Lajme të ngjashme