Osmani dhe Kurti sot takohen me sekretarin Blinken
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurit sot do të priten në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Ky është takimi i dytë i tyre, nëse mund të numërohet takimi që ndodhi gjatë ceremonisë së varrimit të Madeleine Albright, në koridorin e katedralës.

Takimi me të do të ndodhë në ditën e dytë të qëndrimit të dy krerëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani e Kurti udhëtuan në SHBA për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.
Për këtë takim, Osmani ka njoftuar edhe në Twitter.
Looking forward to meeting with @SecBlinken today to further strengthen our ironclad partnership.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 26, 2022
Alongside PM @albinkurti, we will discuss ways to bring our two peoples and countries closer together at this pivotal time for democracy, peace and security across the world. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/IbMJ0tIJA1
“Mezi presim takimin me Sekretarin Blinken sot për të forcuar më tej partneritetin tonë të hekurt. Krahas kryeministrit Kurti, ne do të diskutojmë për mënyrat që t’i afrojmë dy popujt dhe vendet tona në këtë kohë kyçe për demokracinë, paqen dhe sigurinë në mbarë botë
Takimi në Departamentin e Shtetit ndërmjet Osmanit, Kurtit dhe Blinken do mbahet në ora 16:30, sipas orës lokale të Washington D.C. ose 22:30 sipas orës sonë lokale.
Ndërkohë, Kryeministri Albin Kurti do të qëndrojë në SHBA së bashku me presidenten Vjosa Osmani e ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Atje Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në për investime në sektorin e energjisë.
Zyra e Kryeministrit qysh në mëngjesin e së hënës lëshoi një njoftim për udhëtimin e tre pushtetarëve të lartpërmendur, duke treguar edhe arsyen.
“Në këtë vizitë do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
Ndërkohë analistët të zhvillimeve politike për Nacionale kanë thënë se presin lajme të mira nga vizita e Kurti dhe Osmani në Amerikë.
Analistja Zana Avdiu, në një deklarim për gazetën Nacionale, tha se udhëtimi për në SHBA është i duhur, teksa thekson se takimet me zyrtarë të lartë amerikanë është lajm i mirë.
Edhe Gazmir Raci, analist, e vlerëson si të duhur udhëtimin e Kurtit e Osmanit drejt SHBA-së, duke theksuar nevojën për mirëmbajtjen e marrëdhënieve mes Kosovës e Amerikës.
Projektit i MCC-së
Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen.
Tjetri objektiv i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë.
Ky projekt në vlerë prej 236.7 milionë eurove, synon që përmes baterive, energjia e prodhuar në një kohë të caktuar të akumulohet, në mënyrë që ajo të shfrytëzohet më vonë në orët e ditës, kur çmimi i energjisë është më i lartë dhe kërkesa është më e lartë.
Tri projektet që janë të përfshira në këtë program:
1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MË, që ofrojnë rezervë 340 MËh),
2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe
3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim

