Çfarë do të përfitojë Kosova nga nënshkrimi i MCC-së në vlerë prej 236 milionë dollarëve? - NACIONALE

Çfarë do të përfitojë Kosova nga nënshkrimi i MCC-së në vlerë prej 236 milionë dollarëve?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Arsyeja: do të nënshkruajnë një marrëveshje me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), që thuhet se do të peshojë 236.7 milionë dollarë. Por, çka saktë përfiton Kosova?

Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kishte deklaruar se programi ka dy projekte.

I pari program sipas saj, kishte të bëjë më ndërtimin e kapaciteve për akumulimin e energjisë.

“I pari ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve për akumulim të energjisë, ku parashihen që të ndërtohet kapacitet për 340 megavat në orë akumulim të kësaj sasie të energjisë, e cila do të jetë në momentin kur ndërtohet kapaciteti më i lartë për akumulimin e energjisë për kokë banori në Evropë”.

Këtë projekt Rizvanolli e kishte cilësuar projekt mjaft inovativ i cili sheh drejt së ardhmes që do të ketë në njërën anë pavarësimin energjitik dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në sistemin tonë energjitik, pjesë në të cilën momentalisht po çalojmë.

Ndërsa projekti tjetër ka të bëjë me zhvillimin e aftësive punëtore për t’u përshtatur me nevojat e një tregu dinamik dhe inovativ.

“Projekti tjetër brenda programit ka të bëjë me zhvillimin e aftësive punëtore për t’u përshtatur me nevojat e një tregu dinamik dhe inovativ, si edhe përfaqësimin më të mire të grave në sektorin e energjisë”, ishte deklaruar ministrja e Ekonomisë.

Ky projekt në vlerë prej 236.7 milion euro, synon që përmes baterive, energjia e prodhuar në një kohë të caktuar të akumulohet, në mënyrë që ajo të shfrytëzohet më vonë në orët e ditës, kur çmimi i energjisë është më i lartë dhe kërkesa është më e lartë.

Nga ky financim, 200 milionë dollar, do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së, ndërsa rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, ndërsa 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së).

Kur marrëveshja ishte nënshkruar, kjo kishte qenë deklarata e drejtueses së MCC-së, znj. Alice Albright më 30 qershor 2022:

“Vendimi i sotëm i bordit paraqet fazën e re në partneritetin e Shteteve të Bashkuara me Qeverinë e Kosovës, dhe vazhdimësinë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të ndërtuar të ardhme më të mirë për gati 2 milionë kosovarë,”

Tri projektet që janë të përfshira në këtë program:

1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MË, që ofrojnë rezervë 340 MËh),

2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe

3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim

Lajme të ngjashme