Osmani dekreton 29 gjyqtarë me mandat fillestar - NACIONALE

Osmani dekreton 29 gjyqtarë me mandat fillestar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me propozimin e Këshillit Gjyqësor ka dekretuar sot 29 gjyqtarë me mandatin fillestar.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidencës së Kosovës.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre.” – thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani ka theksuar se në konsolidimin shtetëror, sistemi i drejtësisë luan një rol shumë të rëndësishëm, prandaj po punojnë fortë që ky sistem të jetë i pavarur, i drejtë, i paanshëm, dhe i cili siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Lajme të ngjashme