"Shkollë e Sputnikut", Ramabaja me gjuhë skandaloze e godet gazetarin e Nacionales, Mirlind Behluli - NACIONALE

"Shkollë e Sputnikut", Ramabaja me gjuhë skandaloze e godet gazetarin e Nacionales, Mirlind Behluli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaj, analist dhe aktivist i VV-së, i ka dalur në mbrojtje “Grupit të Tiranës", dhe sidomos Dejona Mihalit, për ndikimin e tyre brenda Vetëvedosjes dhe mbi kryeministrin Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Ramabaja ka sulmuar verbalisht gazetarin e Nacionales, Mirlind Behlulin, i cili dje ka pyetur kryeministrin Kurti se kush është Dejona Mihali dhe pse e njëjta ka aq shumë ndikim mbi qeverinë e Kosovës.

“Gazetari i Nacionales, Mirlind Behluli: "Kurti duhet t'na tregoj saktësisht se kush është Dejona Mihali?..."

Kështu disi, me të dridhura zëri e jo pa emocione, e lexoi kuazieditorialin e gazetës Nacionale, që dukej se nuk e kishte shkruar vet!

Koment

Interesant, e kush jeni ju që duhet t'ju jap logari Kurti apo cilido politikan i Republikës për bashkëpunëtorët e tij?!” – ka pyetur Ramabaja.

Tutje, ai ka sulmuar me një gjuhë linçuese edhe gazetën Nacionale.

“Qenkan disa arsye pse ju po ju shqetësoka prania e qytetarëve nga Tirana si pjesë e VV... E qartë.

Po të ishin qytetarë nga Beogradi, a thua do t'ju pengonin?!

"Rilindja", gazeta jonë e vetme e përditshme, në vitet 80-ta, që kontrollohej 100% nga UDB-ja, megjithatë ishte paksa më e kujdeshme kur shprehte averzionin për frymën e komunikimit të natyrshëm në relacionet Prishtinë-Tiranë në prag të Pranverës shqiptare të vitit 1981.

Duket se shkolla e Tanjugut paska qenë paksa më liberale për dallim nga kjo e SPUTNIK-ut sot.

Mbajeni vath në vesh: Shqiptarët janë NJË”, ka thënë Ramabaja.

Cila pyetje e acaroi aktivistin e Vetëvendojes, Sadri Ramabaja?

Së pari, dje deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e pyeti se kush është Dejona Mihali dhe pse ajo mori pjesë në një takim zyrtar në Shqipëri?

Shefi i ekzekutivit, pra Kurti, nuk sqaroi asgjë. Mbrojtja e tij ndaj Mihalit ishte një togfjalësh i çuditshëm është “bashkëpunëtore e imja”.

“Dejona Mihali është bashkëpunëtore e imja e kahmotshme, ka vlerë të shtuar në rolin e saj edhe si drejtuese e Komiteteve profesionale dhe punës që bën me Kuvend për koordinimin me Grupin Parlamentar për nga fusha profesionale.” – deklaroi Kurti.

Madje, ai u tall me pyetjen e Musliut.

“Së pari më lejoni deputetja Musliu që t’iu falenderohem për këtë kompliment, pas dy vite qeverisje demokratike, progresiste, shikoni se çfarë pyetje më bëni mu. Ka ngel puna që të më kapeni për Dejona Mihalin. Kjo është kompliment për qeverisjen tonë.” – theksoi Kurti.

Më pas, gazetari i Nacionales, Mirlind Behluli, e ka pyetur sërish Kurtin përmes një videoje në lidhje me fuqinë e Mihalit dhe grupit të “Tiranës”, ashtu siç njihen tashmë aktivistët e VV-së nga Shqipëria.

Lajme të ngjashme