Orav thotë së Asociacioni nuk është zhdukur, Sorenseni flet për procesin me ShBA-në: A po dinamizohet dialogu Kosovë-Serbi? - NACIONALE

Orav thotë së Asociacioni nuk është zhdukur, Sorenseni flet për procesin me ShBA-në: A po dinamizohet dialogu Kosovë-Serbi?

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Procesi i dialogut Kosovë-Serbie duket se po merr një dinamik të re.

Pas formimit të Qeverisë Kurti 3, aktorët që e kanë përgjegjësi këtë procesi kanë intensifikuar aktivitet. Ata ia kanë rikujtuar Qeverisë obligimet që ka në lidhje me zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, sot ka njoftuar se ka zhvilluar një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në llogarinë e tij në X, ai ka treguar se në takim me zyrtarin e lartë të Byrosë në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan, ka diskutuar për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.

Takim i shkëlqyer me zyrtarin e Lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Departamentin e Shtetit. Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin në hapat përpara”, ka shkruar Sorensen.

Kurse, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Aivo Orav, sot ka rikujtuar se Asociacioni mbetet obligim për Kosovën.

Pavarësisht zvarritjes së këtij procesi duke mos e dërguar draftin në Kushtetuese, ai ka thënë se BE-ja mund të kërkojë rrugë tjetër për të zbatuar Asociacionin.

"Pra, në diplomaci, ne duhet të gjejmë mënyrat se si t’i trajtojmë këto çështje. Dhe tani, nëse e lexoni edhe një herë, ose dëgjoni, dua të them, nuk ka asnjë dokument, deklaratën e emisarit Serensen, ne e kemi marrë parasysh, duhet të bëhet, pa ndërprerje, komunitetin serb dhe dialogun e BE-së. Dialogu i Brukselit do të thotë dialog. Dialog, do të thotë gjithashtu Asociacion. Edhe nëse vjen më herët apo më vonë apo kështu me radhë, ai nuk është zhdukur, edhe nëse nuk u artikulua aq qartë, Asociacioni është aty. Dhe pastaj qeveria e di këtu, Beogradi e di, dhe emisari Serensen e di shumë mirë gjithashtu”, ka thënë Orov.

Edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka paralajmëruar zhvillime të reja në këtë proces.

Pas kompromisit të Qeverisë Kurti për Ligjin për të huajt, ajo ka deklaruar se është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë së shpejti.

Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik. Ky progres krijon një moment të ri për dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, kishte shkruar Kallas në X.

Lajme të ngjashme