Opozita le të më thotë tradhtar: Gazeta shqiptare pretendon që zbuloi biseda të Albin Kurtit në Shqipëri - NACIONALE

Opozita le të më thotë tradhtar: Gazeta shqiptare pretendon që zbuloi biseda të Albin Kurtit në Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta shqiptare “Lapsi” pretendon të ketë zbuluar temat që janë folur nga kryeministri i Kosovës në takimet që mbajti në Tiranë.

Siç zbulon kjo gazetë, (sic) kryetema e parë e këtyre takimeve ishte që të mos paraqitej marrëveshja e Ohrit vetëm si “një pakt rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

“Draftet e para të aneksit që do paraqitej në Ohër kanë qenë të tmerrshme dhe ato vinin Asociacionin në qendër, por falë këmbënguljes tonë u arrit që ai të trajtohet si një nga mbi 30 marrëveshjet e së kaluarës,” – citohet të ketë thënë kryeministri Kurti në këto takime.

Sipas informacioneve të mëtejme të kësaj gazeze, Kurti ka deklaruar edhe se Vuçiq kishte “zbutur disi” qëndrimet e tij në takimet e fundit.

“Presidenti serb nuk provokon më dhe nuk flet më në serbisht gjatë takimeve, ai duket se nuk e pëlqen faktin se marrëveshja e parë e 2013 për Asociacionin (ajo që nuk është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Ksoovës) nuk është firmosur prej tij, por prej Daçiqit...”shkruhet tutje.

Në këtë artikull flitet edhe për ‘luftën e brendshme’ në Kosovë, dhe me etiketën e ‘tradhtarit’ që i është ngjitur Kurtit nga një pjesë e Opozitës.

“Le të vazhdojnë ta bëjnë thotë ai (Kurti) me moskokëçarjen e njeriut që nuk i djeg miza nën kësulë.” – thuhet gati në përfundim të artikullit.

Nacionale nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e këtij artikulli. Ajo që dihet është se gjatë ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama i dha mbështetje të qartë Kurtit për Propozimin Evropian dhe Aneksin e tij, duke e inkurajuar edhe që të hidhte "hapa të mëtejmë" mbi çështjen e Asociacionit, Kishës Serbe etj.

Lexo artikullin e plotë duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme