Olluri për krizën energjetike: Thirreni Martin Berishajn, i njeh disa në Beograd që merren me rrymë
Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me faktin se Kosova, ende në verë, nga sot do të përballet me reduktime të energjisë elektrike.
Olluri dha zgjidhje për këtë çështje, ku sugjeroi të kontaktohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Kjo sepse në mediat e Sllovenisë raportuan se ambasadori kishte marrë 600 mijë euro nga zyra e GEN-it në Beograd dhe ia kishte dërguar kryeministrit të tanishëm të Sllovenisë, Robert Golob.
“Thirrne Martin Berishajn. Nashta mundet me na ndihmu dicka. I njeh do te Beogradit qe merren me rryme”, shkruan Olluri.