O’Brien s’ia sill numrin Kurtit, telefonon Osmanin: Ia përçon qëndrimet për dinarin dhe kërkon Asociacionit - NACIONALE

O’Brien s’ia sill numrin Kurtit, telefonon Osmanin: Ia përçon qëndrimet për dinarin dhe kërkon Asociacionit

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ndonëse Vjosa Osmani s’ka pushtet ekzekutiv dhe s’mund të provojë dorën e saj vetiu në politika që i takojnë qeverisë kosovare, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien e kontaktoi atë për t’i bartur mesazhet amerikane për çështjen e dinarit dhe të Asociacionit.

Telefonata e fundit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti s’i kishte shkuar mirë kur ky i fundit e kishte miratuar vendimin për heqjen e shpejtë dhe të vrullshme të dinarit serb si para me prezencë fizike në Kosovë që vjen nga Serbia për komunitetin serb; zbatim i cili u bë krejtësisht në shpërfillje të këshillimit amerikan.

Se Osmani ka qëndruar jashtë orbitës jo-amerikane të Kurtit ka qenë evidente muajve të fundit edhe publikisht; kur ajo i ka qëndruar linjës së ShBA-së përkundër asaj të ish-partnerit të madh të saj zgjedhor të këtij mandati.

Zyrtari i lartë amerikan shkroi se pati “bisedë të mirë” me Vjosa Osmanin, për çka tha se kanë diskutuar për “rëndësinë e zbatimit të rregullimeve monetare në të mirën e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbëve”; kjo referuar vendimit për ndalimin efektivisht dhe esencialisht të valutës serbe.

O’Brien po ashtu shkroi se me presidenten kosovare ka folur edhe për zbatimin e Marrëveshjes Bazike mes Kosovës dhe Serbisë, e çka për palën kosovare, “kjo përshin themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”.

Për bisedën telefonike u lajmërua edhe Osmani për çka tha se kanë diskutuar për anëtarësimin eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe “zbatimin e plotë dhe të shpejtë” të Marrëveshjes Bazike për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një telefonatë produktive me O'Brien sot. Theksova rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”, shkroi Osmani në “X”.

Pse Kurti jashtë ekuacionit?

Osmani është përshkruar nga amerikanët – në dritën e plasaritjes së madhe të marrëdhënieve Kosovë-ShBA – si “garantuesja primare” e marrëdhënie bilaterale, me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, duke e quajtur edhe si “trashëgimtarja” e këtyre marrëdhënieve.

Ti (Vjosa Osmani) je garantuesja primare e marrëdhënies dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të falemnderoj për këtë. Dhe do të thoja që kjo trashëgimi është e bazuar në përkushtimin e pashkundshëm ndaj pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë”, tha Escobar me nje dritë falënderimi që i dukej në fytytë ndaj Osmanit.

Esconbar njoftonte se tashmë me Kurtin ka dështim në komunikim.

Duhet të them, aktualisht ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin, nuk është veç ShBA-ja, këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën”, tha ai.

Zëvendës Ndihmës Sekreati amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, kishte lëshuar deklarimet më të rënda drejtuar një qeverie kosovare, se po qe se këta të fundit duan të mos e konsiderojnë ShBA-në partnere, e njëjta gjë do të reciprokohet: Mospartneriteti i ndërsjellë.

Këtë deklaratë dhe peshën e saj – për shkak të deformimeve që i bëri pushteti me interpretime stërzbutëse – u desh të del ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ta rivendos në kuptimin real dhe t’ia mbajë formën e cila po provohej të shtrembërohej.

E njëjta frazë – se qeveria kosovare s’po e sheh e trajton ShBA-në si partnere – ishte dhënë edhe nga zëvendësi/ndihmësi i O’Brien, Gabriel Escobar: “Deklaratat tona publike kanë treguar qartë se ku po shkojnë raportet tona diplomatike dhe politike”, pati thënë ai për Zërin e Amerikës.

“Ne jemi shumë të shqetësuar sepse Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner”, pati thënë Escobar duke i qëndruar linjës së O’Brien se – në rastin e vazhdimësisë së tillë – e njëjta do të gjejë gjysmën tjetër (a)simetrike të mospartneritetit të ndërsjellë.

Lajme të ngjashme